
Photo courtesy of Revista Class
Përurimi i një hoteli të ri ka risjellë në Tiranë dhe në vëmendjen e të gjithëve, Xhoana Nanon, bashkëshorten e ish-kryeministrit Fatos Nano. Xhoana Nano, një prej grave më të përfolura në Shqipëri për historinë e saj të dashurisë me ish-kryeministrin, por edhe për hijeshinë e saj, u fotografua në event në krah të bashkëshortit.

Photo courtesy of Revista Class
E veshur me një fustan të zi dhe xhaketë lëkure, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke qenë se në vitet e fundit, është parë shumë rrallë në kryeqytet.