Fashion & Beauty

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Maskat në kushte shtëpie janë më ekonomiket për t’u bërë, ndoshta ato më rezultativet (nëse bëhen me vazhdueshmëri), pasi janë me përbërës natyrorë, të cilët gjenden lehtësisht në kuzhinën tonë.

Praktikisht, maskat janë përzierje me përbërës të ndryshëm, që duhet të jenë të njëfarë dendësie, për të mos pikuar kur vihet në kokë. Mund të bëhen realisht me çdo përbërës që e mendoni dhe e dëshironi; maskat më të mira lindin duke provuar. Duhet vetëm të shtoni përbërës aktivë dhe trashës.

Argjilat e çdo ngjyre, sidomos jeshilja, të përdorura vetëm (psh ujë dhe argjilë) mund të jenë pak tharëse, por bashkë me produkte të tjerë zbutës, janë shumë të mirë. Janë përbërësi më i mirë për flokët me yndyrë dhe këshillohet të përdoren njëherë në 2 javë.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Kosi, i bardhë ose me fruta, i jep ngjyrim fytyrës, rregullon ph, është edhe zbutës. Maskat me kos, përgatitja e kënasë me të, e qetësojnë dhe e zbusin flokun.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Miellrat e çdo lloji, e zbusin lëkurën dhe aktivizojnë ngjyrën. Po ashtu, kakaoja e hidhur, shumë zbutëse dhe aromatizuese.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Vezët rigjenerojnë flokun dhe fytyrën, ushqyesit më të mirë dhe përbërësit më të zakonshëm të maskave.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Si pjesë të lëngshme mund të përdoren: uji ose lëngu i zier i rozmarinës (për të ndaluar rënien e flokut), lëng hithre (për ta forcuar flokun, për të hequr zbokthin), lëng livandoje (për ta aromatizuar maskën, për të ndaluar yndyrën e flokut).

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Vajrat esenciale mund t’i shtoni gjithmonë për të ndaluar rënien, për të hequr yndyrën, zbokthin, për të aromatizuar maskën, gjithmonë në sasi të vogla: 4 pika.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Një lugë mjaltë është gjithmonë i mirë për maskat, si të fytyrës ashtu edhe të flokut, duke qënë se ka veti rigjeneruese. Por, kujdes, nëse nuk është mjaltë i pastër, mund të japë edhe skuqje të skalpit ose fytyrës.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Edhe frutat mund të përdoren, në lëng ose në formë salce, zgjedhja është e gjërë, kujtohuni për maskën me avokado dhe banane.

Maskat për fytyrën me çfarë ka frigoferi.

Koha mund të variojë nga 30 minuta deri 4 orë (edhe gjithë natën) për maskat e flokut, ndërsa të fytyrës, këshillohet të mbahen nga 10-30 minuta. Nëse maska fillon të thahet, atëherë than edhe lëkurën e fytyrës dhe nuk është më hidratuese.

Pas këtyre që lexuat, ju mbetet vetëm t’i kushtoni kohë vetes. Bëni një maskë për flokun dhe fytyrën, relaksohuni dhe përfitoni nga mundësitë e mira që jep natyra.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb