Showbiz dhe TV

Rishfaqet një prej miss-eve të para shqiptare: Ku është sot Venera Mustafa?

17 Nëntor 2016

Rishfaqet një prej miss-eve të para shqiptare: Ku është sot

Venera Mustafa u shpall më 1999-ën më e bukura shqiptare. Ajo fitoi kurorën e Miss Kosovës dhe më pas atë të Miss Albania-s kur ishte 18 vjeçe, çka i dha të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Europe të atij viti.

Megjithatë, karriera e saj në ekran u kufizua me konkurset e bukurisë; më tej iu përkushtua botës së modës. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Prishtinës, shkoi në Paris për t’u specializuar në dizenjimin e veshjeve.

Rishfaqet një prej miss-eve të para shqiptare: Ku është sot

Tashmë një marke veshjesh në Kosovë mban emrin Venera Mustafa. Dizenjuesja dhe drejtuesja e sipërmarrjes ishte e ftuar në emisionin “NIN”, ku tregoi se si grua në karrierë, i duhet të merret me punët brenda shtëpisë, por edhe t’i kushtojë kohë profesionit të saj.