Showbiz dhe TV

2-vjetori i vdekjes së Dr. Florit: ‘Pse të vdes pa faj?’

16 Nëntor 2016

2-vjetori i vdekjes së Dr. Florit: ‘Pse të vdes pa faj?’
Instagram: Photo Courtesy of @landifornia

Nesër, më 17 nëntor, bëhen dy vjet nga vdekja e Dr. Florit. Përgjatë gjithë kësaj kohe miqtë e afërt nuk e harruan, por i qëndruan pranë familjes së tij, dy fëmijëve; vajzës Kaltrina dhe djalit Daniel.

2-vjetori i vdekjes së Dr. Florit: ‘Pse të vdes pa faj?’
Instagram: Photo Courtesy of @landifornia

Prej miqve më të afërt të Florit janë edhe dy ish-pjestarët e grupit “West Side Family”, që sa herë flasin për të kujtojnë momentet e bukura, të qeshura, dashurinë e tij për njerëzit përreth.

Por në prag të përvjetorit të dytë, Landi Hysa jep një mesazh prekës duke bërë pyetjen retorike: “Pse të vdes pa faj?”, shkëputur nga filmi “Përrallë nga e kaluara”. Ai shkroi në Instagram se edhe pse kanë kaluar dy vite, vdekja e mikut të fëmijërisë i duket e pakuptueshme.

“Nesër do bëhen dy vjet nga ikja jote dhe unë sërish do mendoj: "Shpeshherë, kur me vjen ndër mend Dr. Flori, më vjen në mend nje dialog nga Filmi "Përrallë nga e kaluara": - Do jetojë baba Sotiri.

- Maskarai!

- Maliqi.

- Edepsëzi!

- Kotja.

- Shtriga!

- Tana

- ...

- Gjinua

- ...

- Do dali Dielli. Do këndojnë zogjtë.

- Ja këndoi. Pse të vdes pa faj?! Ku ta gjej te drejtën?! ... "

 

RIP DR FLORI”