Kur vjen puna tek lidhjet, Ledri Vula është mashkulli që ka qenë gjithmonë pjesë e mediave rozë. Së fundmi, ai i bëri të gjithë për vete, kur i përlotur pranoi se ishte ndarë nga Adela, por do ta donte atë gjithmonë.
Por, para Adelës, një tjetër lidhje e reperit, ka bërë po kaq shumë zhurmë. Bëhet fjalë për marrëdhënien me Dafina Zeqirin. Ata të dy asnjëherë nuk kanë folur hapur për arsyen e ndarjes, por kanë treguar se gjithsesi kanë mbetur shokë. I ftuar në emisionin “Express Rozë”, ai në mënyrë diplomatike, i është përgjigjur pyetjes se pse u nda nga Dafina. “Jemi shumë më të mirë si shokë sesa si të dashur. Dafinën e kam shumë shoqe dhe më mirë funksionojmë kështu.”-tha reperi.