Çfarë po ndodh rreth nesh

Monica Levinsky: Jam penduar për Bill Clinton

6 Maj 2014

Monica Levinsky: Jam penduar për Bill Clinton

Monica Lewinsky shkruan për herë të parë mbi marrëdhënien e saj me Bill Clinton: “Ka ardhur koha ta lë pas krahëve këtë histori. Unë personalisht jam penduar mbi atë që ka ndodhur midis meje dhe Presidentit Clinton.”

Pas 10 vjetësh heshtjeje Levinsky, tashmë 40 vjeç, dëshiron të sqarojë të shkuarën e saj dhe ta shohë të ardhmen me pozitivitet. Duke hedhur poshtë zerat se familja Clinton e pagoi për të heshtur mbi episodin e turpshëm (“Shumë larg të vërtetës”), ajo shkruan: “Jam e vendosur të kem një fund të ndryshëm të historisë time. Kam vendosur të shpreh hapur mendimet e mia, në mënyrë që t'i jap një qëllim të shkuarës time. Se sa do më kushtojë kjo, do ta marr vesh më vonë”.

Lewinsky pranon me dhimbje se historia e saj me Presidentin Clinton ishte e aprovuar nga të dyja palët. Ajo pranon se i hyri me dëshirën e saj marrëdhënies, por insiston se çdo “abuzim” erdhi më vonë, kur u përpoqën ta bënin ‘kurban’, për të mbrojtur pozitën e fuqishme të tij. Ajo shpjegon se skandali politik, e bëri të pamundur të ndërtimin e një karriere.

Me hedhjen poshtë të disa ofertave miliona dollarëshe (“Nuk ishin gjëja e duhur, që duhej bërë”), Lewinsky u refuzua në punë të ndryshme në fushën e komunikacionit, për shkak të historisë së saj. Ajo që e detyroi Lewinsky-n të thyejë heshtjen ishte vdekja tragjike e Tyler Clementi, një student gay i Universitetit Rutgers, i cili i dha fund jetës pas një poshtërimi publik.

Pasi mësoi për vetëvrasjen e Clementi-t, mamaja e saj u prek shumë. “Ajo duket se rijetoi vitin 1998” dhe skandalin, ku u përfshi e bija. “Turpi, përçmimi dhe frika, që u zbrazën mbi të bijën, e bënë të frikësohej se mos do t’i jepja fund jetës - frika se mos do të turpërohesha deri në vdekje” shkruan Lewinsky. Lewinsky thotë se ajo vetë luftoi me mendimet e vetëvrasjes pas skandalit, por nuk tentoi kurrë të vetëvritej. “Ndoshta duke ndarë historinë time, mund të ndihmoj njerëz të tjerë, në momentet e tyre më të errëta të poshtërimit” shkruan ajo. “Pyetja më e rëndësishme është: Si mund t'i jap një qëllim të shkuarës time?

” http://www.vanityfair.com/online/daily/2014/05/monica-lewinsky-speaks?mbid=social_facebook