Pak gjëra janë kaq artistike sa shiu: shiu është romantik, aq sa edhe i trishtë. E dashurojmë kur jemi të dashuruar, aq sa e urrejmë kur nuk jemi në humor.
Ndaj edhe frymëzon kaq shumë këngë; qielli që qan, një dashuri që fiket, një puthje poshtë çadrës. Më poshtë, rikujtojmë 8 këngët më të njohura shqiptare që kanë si temë shiun.
1. "Shi bie në Tiranë"- Kjo këngë është himni i shiut në kryeqytet.
2. "E urrej shiun"- E këndojmë pa e kuptuar kur kemi një nga ato ditët e trishta të vjeshtës.
3. "Ecën në shi"- Për një "vajzë të plakur" që ecën në shi...portreti klasik i vetmisë
4. "Si shiu në xhama që bjen"- "Te shikoj,sikur shiu qe ne xhamat bjen / Sa e bukur,e embel me vjen"
5. "Shiu"- Bie sa herë ajo largohet, por nuk është "bereqet"- thonë Fisnikët
6. "Shiu i verës"- Ose "shiu i ngrohtë i dashurisë"
7. "Si shiu"- Kitarë akustike dhe vargje për shiun; gjithçka duhet në një ditë vjeshte.