Metropolitan

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Në foto nga e majta në të djathtë: Michel Hunziker, Silvia Toffanin, Ilary Blasi

Emra si: Maria De Filippi, Michel Hunziker apo Belen Rodriguez nuk janë aspak të panjohura për shqiptarët.

Që në kohën e komunizmit, shqiptarët zhvilluan një lidhje të fortë me muzikën dhe kulturën italiane. Pas viteve '90, kur zbuluam mrekullinë e saçit, zbuluam njëherësh edhe një botë të re në televizionet italiane.

Ambra Angiolini u kthye në një fenomen në Shqipëri; shumë vajza visheshin e kriheshin si ajo, ndërsa shumë që lindën atëherë morën emrin e saj. Me daljen e platformave televizive dixhitale, interesi për televizionet italiane u mbajt i gjallë dhe ende vijojmë të ndjekim me kërshëri "Grande Fratello", "Uomini e Donne" apo "C'e posta per te".

Ka diçka në televizionet italiane; show girl-et duken gjithmonë të përsosura dhe të natyrshme, me lëkurë të freskët dhe flokët plot shkëlqim. Mund të jetë meritë e kamerave dhe ndriçimit, por aq na bën.

Megjithatë, nuk ka të bëjë me pamjen e jashtme. Edhe pse emancipimi i grave është një problematikë më vete në Itali, për shoqërinë shqiptare ku ende nuk njihen koncepte si feminizmi apo seksizmi, personazhet gra të televizioneve italiane paraqesin një imazh më të lirë të gruas.

Dinë të jenë seksi dhe njëherësh "gallatë"

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Ilary Blasi në "Le Iene" (majtas) Michel Hunziker dhe Belen Rodriguez në "Striscia la Notizia"

Ndërsa në Shqipëri mungon imazhi i gruas së hijshme dhe njëherësh me humor, "Mediaset" i ka besuar drejtimin e dy spektakleve më të njohura investigativo-satirike tre vajzave: Ilary Blasi moderon prej vitesh "Le Iene" në "Italia 1" dhe së fundmi, "Striscia la Notizia" drejtohet nga Belen Rodriguez dhe Michel Hunziker.

"Në krye të vendit" pa e humbur ëmbëlsinë

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Ilary Blasi në "Le Iene" (majtas) Silvia Toffanin në "Verissimo"

Ruajnë elegancën, ndaj edhe kur zhvishen nuk duken vulgare

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Alessia Marcuzzi (majtas) Belen Rodriguez (djathtas)

Nuk i humbin tiparet natyrale të bukurisë mesdhetare; nuk bëhen bionde duke qenë brune dhe janë të vetëdijshme për ato që kanë

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Maria Grazia Cuccinotta (majtas) Monica Bellucci
5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Manuela Arcuri (majtas) Sabrina Ferrilli

Vishen me shkëlqim, por s'të vrasin sytë

5 arsye pse i adhurojmë vajzat e televizioneve italiane
Nga e majta në të djathtë: Ilary Blasy, Belen Rodriguez, Alessia Marcuzzi

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb