Showbiz dhe TV

Bleona Qereti 'përplaset' me Jennifer Lopez! 

26 Shtator 2016

Bleona Qereti 'përplaset' me Jennifer Lopez! 

Këngëtarja Bleona Qerreti u shfaq dje në një spot publicitar të realizuar me Ermal Mamaqin dhe publikuar në Facebook-un e këtij të fundit me mbishkrimin: “Javën tjetër në Xing me Ermalin.” Bleona ka veshur një kostum të bardhë të ngushtë pas trupit, me disa pjesë prej dantelle. 

Ajo ka dashur të tërheqë vëmendjen me veshjen provokuese, por sipas Blitz.al, me këtë veshje ajo ka imituar këngëtaren e famshme Jennifer Lopez. Vetëm dy muaj më parë, më 11 korrik, Jennifer Lopez u prezantua me një kostum identik si të Bleonës, të veshur në një koncert në nderim të viktimave të Orlandos, i organizuar në sheshin Rockefeller të New York-ut.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Bleona Qerreti imiton Jennifer Lopez, apo artiste të tjera të famshme. (Shiko këtu)