
Arben Malo, Kryetari i Bashkisë së Kolonjës është ndarë nga jeta papritur për shkak të një ataku kardiak. 46 – vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në banesën e tij.
Malo ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europianë për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku dhe u shpall fitues. Ai lindi në Ersekë të Kolonjës më 26.09.1969. Që nga viti 1998 deri në 2005, Malo ishte Kryetar i Partisë Socialiste, Dega Kolonjë. Në vitin 2000 deri në 2007, mbajti postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Ersekës. Malo ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë nga 2007 deri në 2011 dhe anëtar njëkohësisht kryetar i Grupit Socialist të Këshillit të Qarkut Korçë 2000 deri 2011.
Burimi: TV Klan