
Shumë interpretime shkencore, shpirtërore dhe estetike i bëhen ngjyrës të syve. Sytë jeshil janë ndër më tërheqësit, pas atyre blu. Por ata që kanë sy jeshil, duhet të dinë se kjo ngjyrë ka enigma dhe interpretime të ndryshme. Mes tyre përfshihen edhe shpjegime përse njerëzit me sy jeshil sillen në një mënyrë të caktuar.
Shkencëtarët kanë zbuluar se 90% e popullatës ndahet në katër grupe temperamentesh: optimistët, pesimistët, të besueshmit dhe ziliqarët. Dhe a e dini se ku kategorizohen njerëzit me sy jeshil?
Profesori Yamir Moreno i Universitetit të Zaragozës në Spanjë ka thënë: “Rezultatet janë kundra disa teorive të caktuara: si përshembull ajo që tregon se njeriu sillet në mënyrë racionale.” Ajo çka tërheq vëmëndjen gjithmonë sipas profesori Yamir Moreno është se personalitetet “ziliqare” janë më të përhapurit. Njerëzit më ziliqarë janë ata me sy jeshil.
Psikologët kanë zbuluar se shpesh zilia është arsyeja përse veprojmë në mënyra të caktuara. Në përshkrimin e personaliteteve ziliqare, shkencëtarët thonë se njerëzit që udhëhiqen nga zilia kërkojnë vëmendje dhe u mungon besimi tek vetja”.
Burimi: 'Daily Mail'