
Në korrik, artistja e performancës, Marina Abramovic shkaktoi polemikë sepse deklaroi se kishte abortuar tre herë për hir të karrierës.
'Abortova tre herë sepse e dija se do kjo të sillte shkatërrimin e punës sime', tha ajo për 'Tagesspiegel', 'Trupi ynë ka energji të kufizuara, që do të më duhej t'i ndaja. Për mendimin tim, kjo është arsyeja pse gratë nuk janë aq të suksesshme sa burrat. Ka shumë gra të talentuara. Pse i marrin meshkujt pozicionet më të rëndësishme? E thjeshtë. Dashuria, familja, fëmijët- një grua nuk mund t'i sakrifikojë.'
Artistja Hein Koh i ktheu publikisht një përgjigje argumentit se fëmijët i pengojnë gratë artiste me anë të një postimi në Instagram. Në këtë foto shfaqet Koh teksa ushqen me gji binjakët e saj ndërsa punon në laptop duke shkruar:
'Kur binjakët e mi ishin 5-javësh përveç mungesës së gjumit dhe ushqyerjes së vazhdueshme me gji, unë prapë punoja. Marina Abramovic mendon se fëmijët i pengojnë gratë në botën e artit, por 'Varja'. Marina flet vetëm nga përvoja e saj; mund të jetë e vërtetë për të, por jo për të tjerë dhe sigurisht nuk ka si të jetë e vërteta.
Të bëhesha nënë më ndihmoi të bëhem një artiste më e mirë- mësova ta menaxhoj kohën, të caktoja prioritete dhe të anashkaloja të tjera, si edhe të bëj shumë gjëra njëherësh.'