Lifestyle

Ndryshon rendi botëror i njerëzve më të pasur: Harrojeni Bill Gates!

Në listën që revista ekonomike “Forbes” publikon çdo vit, Bill Gates ka mbajtur për disa vite “kurorën” e njeriut më të pasur në botë. Mirëpo duket se ky nuk është një vit i mbarë për manjatin amerikan, pasi ai nuk është më njeriu më i pasur në botë! Që prej të mërkurës, vendin e parë e gëzon Amancio Ortega, sipërmarrësi që qëndron pas konglomeratit të njohur të firmave të veshjeve Inditex.

 

Portofoli i Inditex përfshin emra të njohur si: Zara, Massimo Dutti apo Pull & Bear, të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në vlerën e aksioneve të tyre sipas indekseve ndërkombëtare. Një tregues i tillë e ka rritur pasurinë e Ortegës nga 77.8 miliardë dollarë në 79.5 miliardë dollarë. Kurse ajo e Gates vlerësohet në 78.5 miliardë dollarë. 

 

Ndonëse ai është njeriu më i pasur në botë, duhet thënë se fillimet e Amancio-s nuk ishin të lehta. Ai e nisi biznesin e tij të parë me vetëm 100 dollarë në vendin e lindjes, duke shitur të brendshme, pizhama dhe veshje për gjumë. Shumë shpejt biznesi i tij u rrit duke u kthyer në një nga kompanitë që ka krijuar një risi në prodhimin dhe shpërndarjen e veshjeve. Nëse firma të tjera si Gap apo H&M duan 5 muaj për të dizenjuar, prodhuar dhe shitur koleksionet e reja, Zara-s i duhen vetëm 3 javë!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb