
Ja që shprehja e fytyrës flet edhe për rrobat që (s')kemi veshur. Këtë e tregoi fotografi kanadez Dylan Hamm, i cili realizoi albumin 'Fytyrat e Zhveshura' ('Naked Faces').
Ai shkrepi nga dy foto për çdo fytyrë; një foto kur personi ishte i veshur dhe tjetra pasi zhvishej. Në fotografitë përfundimtare dallohet ndryshimi në shprehinë e fytyrës; njerëz të ndryshëm e përjetuan ndryshe fotografimin nudo edhe pse aparati nuk po kapte trupin.
Disa më të qeshur pas zhveshjes, disa më të ngrirë, disa më të lirshëm, disa më të shtangët.
'Ideja për këtë projekt lindi nga një pyetje prej vitesh. Sa shumë mund të shprehim vetëm nëpërmjet shprehjeve jo-verbale, pa qenë të vetëdijshëm', shpjegoi Hamm.
'Qëllimi ishte të tregoja se sa ndryshon shprehia e fytyrës vetëm nga diçka kaq e thjeshtë siç është, të jesh i veshur apo jo.'
Shfletoni galerinë.
Burimi: DailyMail