
Është ëndrra e verës; buzë detit, me një koktejl në dorë, një limon/ananas në buzët e gotës. Por ndoshta pas kësaj do ta hiqni limonin.
Gazeta e Shëndetit (Journal of Environmental Health) ka publikuar një studim ku tregon se në fetat e frutave gjenden 25 lloje mikrobesh.
'Mikrobet e gjetura në copat e limonit mund të shkaktojnë sëmundje infektive në shumë pjesë të trupit', shkruajtën kërkuesit, 'Pronarët e restoranteve duhet ta dinë se këto fruta mund të përmbajnë mikrobe që shkaktojnë sëmundje kronike.'
Nga lëkura, nga ajri, këto copa frutash ndoten me mikrobe si E. coli (që shkakton diarre me gjak) apo stafilokoku.
'Njerëzit e presin limonin me duar, pastaj me duar e vendosin në koktejl...nuk është ndonjë çudi që këto fruta të kenë kaq shumë mikrobe.'
Burimi: Elle