Çfarë po ndodh rreth nesh

Durrës/ Masakroi të dashurën: ‘O bashkë të gjallë, o vdesim të dy’

11 Gusht 2016

Durrës/ Masakroi të dashurën: ‘O bashkë të

‘Ose bashkë të gjallë, ose vdesim të dy’

Antonio Zani, 33 vjeç, nga Durrësi, i ka thënë këto fjalë të dashurës 13 vite më të vogël sepse ajo nuk kishte pranuar propozimin për fejesë. Ai e goditi me thikë 20-vjeçaren mëngjesin e së mërkurës dhe më pas tentoi të vetëvritej. ‘Nuk dua të ndahem nga ty’, mësohet t’i ketë thënë ai.

Vajza me inicialet A.D., u shtrua në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa i dashuri i saj është shtruar në Spitalin e Durrësit.

Ngjarja është zhvilluar në shtëpinë e një të moshuare për të cilën vajza kujdesej.

Zani ka deklaruar për policinë se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

‘E kam bërë në gjendje të rënduar psikologjike’, deklaroi ai, ‘Ne e kishim lënë të martoheshim. Papritur, ajo refuzoi fejesën, duke nxjerrë pretekst prindërit. Më tha se donte të ndaheshim sepse prindërit nuk më donin mua si dhëndër.

Kohët e fundit nuk pranonte të më takonte për të më shpjeguar pse ndryshoi mendim dhe kërkonte ndarjen. Shkova tek puna për të biseduar si njerëz, por ajo ngriti lagjen në këmbë dhe më qëlloi me karrige.

Unë isha në gjendje të dehur dhe reagova shumë ashpër duke e qëlluar disa herë me thikë. Më pas u largova disa metra dhe qëllova edhe veten time.’

Burimi: Panorama