
Maskat natyrale janë një trajtim shumë i rëndësishëm të cilat kanë një efikasitet fantastik mbi shëndetin e flokëve.Tani do tju prezantoj nje maske shume te mire per zbutjen e flokeve!
Përbërësit:
½ filxhan çaji mjaltë
-----.-----
½ filxhan çaji, kos natyral
-----.-----
1 lugë vaj lajthie (nqs nuk keni, zëvendësojeni me vaj ulliri)
-----.-----
Përgatitja:
Në një enë hidhni me radhë gjithë përbërësit, i përzieni deri sa të jenë shkrirë me njëra-tjetren. Vendoseni masken mbi flokë që nga skalpi, rrënja dhe më pas tek të gjithë flokët, i lini të qëndrojë 30 minuta. Masazhojini butësisht flokët me gishta, dhe lërini të qëndrojë sërish, në këtë mënyrë flokët do të marrin gjithë esencen e maskës. Përseriteni masken të pakten 2 herë në javë, vazhdoni kështu për një vit të tërë dhe do të shikoni që do të keni flokë me shkëlqim e shumë të shëndetshëm.