Showbiz

Bleona Qereti tregon: Pasanikët që më kanë dhënë miliona

Bleona Qereti e ka vënë veten në qendër të vëmendjes lidhur me marrëdhënien që ka me paranë. Ajo u shpreh në një intervistë se për t'u martuar me dikë jashtë dëshirës së saj, ai duhej t'i paguante 1 miliardë dollarë (lexo këtu). Më pas doli lajmi se ajo ka një pasuri prej 15 milion dollarësh.

Në vazhdën e gjithë këtyre diskutimeve më shpesh të nxitura nga vetë Bleona, ajo ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në 'Opinion', ku është pyetur prej Fevziut se ku i gjen paratë dhe kush investon për të. Bleona iu përgjigj duke thënë se është një firmë ajo që investon tek ajo, siç investohet për një markë të çfarëdolloji:

'Është një firmë investitorësh që investon ashtu siç do të investonte në çdo brand (markë) tjetër', ka thënë ajo.

E pyetur nga Fevziu se si pritet që ata ta marrin mbrapsht frytin e këtyre investimeve, Bleona ka thënë se është çështje kohe, duke e krahasuar veten me një pemë që po rritet gjithmonë e më shumë:

'Kjo do të ndodhë kur kjo pema jote me shumë degë, të fillojë të funksionojë'

Fevziu e ka ndërprerë për ta pyetur se çfarë do të ndodhte nëse kjo pemë nuk do të funksiononte asnjëherë, e Bleona i ka thënë se tashmë ajo ka filluar të funksionojë, pas 'suksesit tim të parë me 'Take You Over''.

Ndiqni videon e shpërndarë nga Opinion.al:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb