
Kur shihesh në pasqyrë dhe sheh gjëra te vetja që nuk të pëlqejnë dhe nuk di çfarë të veshësh, mos u shqetëso i ndodh të gjitha femrave! Në ndihmë ju vjen kjo guidë se si të mbuloni difektet tuaja.
Krahët e mbushur. Për të fshehur krahët e mbushur keni dy alternativa: Të zgjidhni një fustan me shpatulla të zbuluara, në mënyrë që vëmëndja të jetë aty. Zgjidhja e dytë janë fustanet dantellë që jep efektin duket/nuk duket. Në pamundësi për të veshur fustan, kini parasysh që bluzët tuaja ideale janë ato me shpatullat e zbulura si mëposhtë. Këto modele dhe shumë të tjera i gjeni në Lindex Albania.
Shpatulla të ngushta. Evitoni fustanet me jakë V, zgjidhni fustane me frutulla apo fryrje te pjesa e shpatullave, që do të krijojnë iluzionin se keni shpatulla. Këto dhe shumë të tjera i gjeni në Mango.
Shpatulla të gjera. Fustani ideal për të ‘fshehur’ shpatullat e gjera është ai jakë V. Këto dhe shumë të tjera në Network.
Nëse keni gjoks të madh, fustanet tuaj ideal janë këto. Mund ti gjeni në Sassofono.
Nëse keni vithe të bukura, duhet ti nxirrni në pah nëpërmjet këtyre fustaneve. Këto dhe shumë të tjera në Daily Fashion Store.
Nëse keni gjoks të vogël, fustanet tuaja ideale janë këto. Do të japin iluzionin se keni gjoks pak më të madh. Mund ti gjeni në Mango.
Nëse keni kofshë të mbushura, fustanet që do ju ndihmojnë ti fshehni janë fustanet me këtë formë. Vetëm në Sassofono.