Showbiz dhe TV

Këpucët 'tradhëtojnë' Encën: Rrëzohet keq në skenë, por shikoni si e kalon sikletin!

23 Korrik 2016

Këpucët 'tradhëtojnë' Encën: Rrëzohet

Aksidentet skenike janë pjesë e performancës dhe shumë artistë janë bërë ‘viktima’ të një rrëzimi apo rrëshqitjeje në prani të  kamerave. Mirëpo sekreti qëndron tek mënyra sesi përballohen këto miniaksidente. Ka nga ata që e shprehin, ka nga ata që nuk lejojnë t’u prishet performance. E tillë është Jennifer Lawrence, por së fundmi dhe Enca Haxhia.

Gjatë një koncerti veror të mbajtur në Ferizaj, këngëtarja shqiptare është rrëzuar në skenë dhe shkak për këtë gjë kanë qenë këpucët e saj. Të njëjta këpucë që kishte veshur dhe në videoklipin “dreq” e kanë tradhtuar Encën pasi gjatë kohës që këndonte kavilja e saj është përthyer dhe ajo ka rënë në tokë. Mirëpo, në më nyrë shumë sportive, këngëtarja jo vetëm që s’e ka shfaqur sikletin, por ka vazhduar të kërcejë njësoj sikur rrëzimi të kishte qenë pjesë e performancës.

Gjatë incidentit janë këputur këpucët, ndërkohë që këngëtarja ka treguar në Snapchat se gati sa për pak “ka thyer qafën”.