Anabel Dossier

Pa këmbë dhe pa duar, por gjeni në matematikë!

13 Korrik 2016

Pa këmbë dhe pa duar, por gjeni në matematikë!

Tiyo Satrio është një 11-vjeçar të cilit jeta nuk i ka dhënë shumë arsye për të qeshur. Ai ka lindur pa këmbë dhe duar, por është bërë një burim frymëzimi pasi ka gjetur vullnetin për të jetuar si çdo njeri normal.

Djaloshi nga Indonezia i ka provuar vetes dhe shokëve të tij se mundet të luajë dhe të fitojë në lojërat kompjuterike. Tiyo ka zhvilluar një pasion të madh për këto lojëra dhe shfrytëzon çdo moment për të luajtur: Sapo kthehet nga shkolla, kur del nga dushi, pasi ka përfunduar së ngrëni. Ai gjithashtu ka mësuar të shkruajë duke mbajtur një stilolaps në gojë, gjë që e ndihmon të ndjekë ritmin e shokëve të klasës. Ndonëse është vetëm në klasë të dytë, mësuesit e tij shprehen se 11-vjeçari ka zhvillimin e një fëmije në klasë të 4-t.

Gjatë shtatëzanisë nëna e vogëlushit nuk e dinte gjendjen fizike të fëmijës së saj. Edhe pas lindjes, asaj nuk i thanë direkt që djali i saj kishte lindur me këto difekte. Por, momentin kur u njoftua ajo tregon që mbeti e shokuar. Megjithatë, ishte këmbëngulja dhe mbështetja e prindërve, ato që e ndihmuan 11-vjeçarin të fitonte besim në vete.

Burimi: Daily Mail / Përgatiti: Ergisa Bejkollari