
Inspektorët e UEFA-s kanë vizituar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, për të parë nëse kërkesat e caktuara prej tyre përpara 5 muajsh ishin zbatuar apo jo. “Rubrika Sportive në RTSH” ka raportuar se stadiumi e ka kaluar me sukses provën e UEFA-s. Punimet e bëra kanë përmbushur parametrat ndërkombëtare.
Tashmë stadium “Loro Boriçi” konsiderohet si një stadium i kategorisë së Katërt, e cila është kategoria më e lartë për stadiumet ndërkombëtare. Stadiumet e Kategorisë së Katërt, të quajtura ndryshe si stadiumet “elitë”, mund të zhvillojnë ndeshje të kampionateve europiane si “UEFA Champions League” dhe “UEFA European Football Championship”. Inagurimi i “Loro Boriç”pritet të bëhet me Superkupën e Shqipërisë në fund të muajit gusht dhe do të pasohet nga ndeshjet SHqipëri-Maqedoni në 5 shtator dhe Shqipëri- Spanjë në 9 tetor.
Shfletoni galerinë.