
Sonila Meço prej vitesh është e martuar me Drini Jasën, nga dashuria me të cilin ka lindur Amaris, tani 5 vjeç.
Por historia që i ka bashkuar ata nuk është thjesht ‘një njohje në televizion’; Sonila Meço është njohur si një ndër folëset më të sakta të edicioneve informative dhe jo më kot. Do të ishte kujtesa e saj e pagabueshme që do ta bashkonte me Drinin, asokohe përgjegjës transmetimi në TV Klan.
‘Çuditërisht, kisha vetëm një javë që kisha nisur emisionin [Eurobar në TV Klan, 2000], kur më afrohet një djalë, i cili ishte përgjegjës transmetimi në atë kohë, shumë simpatik dhe më thotë ‘kam ardhur të zbuloj ku e ke prompterin’. Për shkak të rrjedhshmërisë së Sonila Meços në emisionin sportiv në TV Klan atë vit, Drini ishte bërë kureshtar të dinte nëse ajo i lexonte diku ato që thoshte. Por pasi kishte parë që nuk kishte prompter, ai i kishte thënë: ‘Atëherë del dikush dhe vendos tabelën. Është e pamundur që ti ta mbash mend’, ka treguar Sonila Meço për Arjolën në IN Life.
Por që aty, do të niste marrëdhënia e tyre e gjatë:
‘Dhe gjeje çfarë’, u shpreh Sonila, ‘Unë prompter nuk përdorja, por ai djalë do të bëhej bashkëshorti im’