Showbiz dhe TV

Deklarata publike e Agon Amigas: Afërdita Dreshaj më shkatërroi martesën!

5 Qershor 2016

Deklarata publike e Agon Amigas: Afërdita Dreshaj më shkatërroi

Gjatë verës së 2015-ës, disa mesazhe mes Agon Amiga dhe Afërdita Dreshaj u bënë publike duke shkaktuar shumë polemika. Mesazhet e tyre private rrëfenin se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se thjesht bashkëpunim mes kolegësh, për këngën 'Topless' që u publikua në korrik të 2015-ës.

Për herë të parë, Agon Amiga ka folur publikisht lidhur me mesazhet që shkaktuan ndarjen nga bashkëshortja e tij, Egzona Syla, me të cilën ishte martuar dy vite më parë. Ai ka pranuar se mes tij dhe Afërdita Dreshajt ka pasur një marrëdhënie të shkurtër, e thotë se ajo ia kishte vënë vetes qëllim të kishte një histori me të, ndonëse të dy ishin në një marrëdhënie:

'Është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë. Kjo temë i përket të kaluarës time.', e ka nisur ai rrëfimin për Prive, 'Njeriu ndonjëherë gabon, edhe unë jam njeri, dhe kam gabuar.'

'Unë në atë kohë e nisa thjesht si një bashkëpunim, pa ndonjë qëllim të keq apo ndonjë arsye. Kam dashur thjesht të realizoj projektin dhe të vazhdoj jetën. Por ajo ka pasur qëllimet e veta, që mua më kanë kushtuar shumë', ka thënë ai duke iu referuar Dreshajt. Pas kësaj historie tashmë të konfirmuar prej vetë Agonit, bashkëshortja e tij i dha fund martesës dhe u nis për në Gjermani, ndërsa Afërdita vazhdoi lidhjen me Jakup Kindl:

'Ajo gjithmonë e ka pasur një arsye që të arrijë të më ndajë nga gruaja, dhe ia ka arritur qëllimit'. Agon Amiga shpreh dashamirësi për gruan e tij, ndonëse nuk kanë më komunikim: 'Shpresoj të jetë e lumtur, e meriton'

Ai ka publikuar së fundmi një këngë të quajtur 'Qyqek', e në nisje të videoklipit shkruhet 'Bazuar në një histori të vërtetë'. Kënga dhe videoklipi kanë vargje dhe skena të ashpra kundrejt 'një të trete' e Agon Amiga pranon se kjo këngë është frymëzuar nga Afërdita Dreshaj. 'Ajo ia arriti qëllimit për të hyrë në mes dhe për të na ndarë, por unë e kam eliminuar nga jeta ime dhe s'kam dashur në asnjë minutë të merrem më me të'

'Por kam dashur ta nxjerr në një farë mënyrë prej vetes, ndaj pasi realizova këtë këngë, them se do të vazhdoj jetën time'

Ndiqni intervistën e plotë dhe më poshtë, këngën 'Qyqek':