Showbiz dhe TV

Pas 15 vitesh, rikthehet në ekran një nga femrat më të bukura shqiptare

31 Maj 2016

Pas 15 vitesh, rikthehet në ekran një nga femrat më të

Shumë prej jush e mbajnë mend ende momentin final të "Miss Albania 2001" ku fituese u shpall vajza me buzëqeshjen e kristaltë, Anisa Kospiri. Bukuroshja shqiptare, që ishte e para përfaqësuese e vendit tonë në kompeticionin më të rëndësishëm të bukurisë ndërkombëtare "Miss Universe", u rendit atë vit në 10 më të mirat e gjithë botës, duke shënuar një rekord që nuk ka mundur ta thyejë ende asnjëra nga vajzat shqiptare.

Pak pas suksesit në kompeticionet e bukurisë, Kospiri u largua për jashtë Shqipërisë duke u shkëputur thuajse tërësisht nga ekrani shqiptar. Ajo është bërë nënë e dy fëmijëve dhe tani, 15 vite nga koha kur u shpall "Miss", Anisa Kospiri i kthehet emocioneve të një kompeticioni bukurie, këtë herë në rolin e anëtares së jurisë së "Miss Universe Albania". Spektakli i madh që do të sjellë edhe një herë në Shqipëri bukuri nga e gjithë bota, do të mbahet mbrëmjen e së enjtes më 2 qershor, në ekranin e “Vizion Plus. (shfletoni galerinë)