Showbiz dhe TV

Mimoza e Big Brother denoncon publikisht: Ai më përndjek që kur isha në Big Brother!

28 Maj 2016

Mimoza e Big Brother denoncon publikisht: Ai më përndjek që kur

Ish-banorja e Big Brother, Mimoza Krasniqi, ka denoncuar publikisht një djalë që siç thotë ajo, e ka përndjekur që kur ajo ishte në Big Brother në 2009-ën. Krasniqi ka publikuar edhe foton e tij, e thotë se fillimisht ka menduar se ai ishte thjesht një fans, por më pas djali me inicialet B. F. kishte nisur ta përndiqte kudo, duke kërcënuar edhe shoqet e saj. Ajo shprehet se djali vuan nga probleme mendore, dhe është i fiksuar pas saj në mënyrë anormale:

Njoftoj gjithë shoqërinë time që ky person me emrin B. F. është një fans që kur isha pjesë e Big Brother, pra që atëherë janë bërë 7 vite. Këtë njeri e kam konsideruar si fans, por ja që ky na doli një njeri i sëmurë psiqikisht. U bë shumë kohë që ky person po më bezdis në rrethin shoqëror, në rrethin e biznesit që zotëroj dhe në jetën time private. Ky person është fiksuar se do të jem e tij 100%, dhe po mundohet sipas mënyrës vet të më prishë terezinë.

 Një gjë ta dijë, që as në ëndërr mos ta imagjinojë këtë 100% që i është fiksuar. Ky njeri është një psikopat që kërcënon herë pas here shokët e shoqet e mia me të cilat unë shoqërohem. Ky person këdo që e ben friend, ju lutem injorojeni sepse ky ka nevojë për mjekime . Ju lutem familjarëve të B. F, nëse e shihni këtë postim, ju lutem ndihmojeni atë të kurohet ose përfundimisht do e paraqes tek organet policore që të merren masa direkte për këtë njeri i cili po më shqetëson pa nevojë .Deri tani kam toleruar dhe kam mirëkuptuar sepse e konsideroja thjesht një fans, por gjërat kanë arritur larg. Nëse do vazhdosh B. F. akoma kështu, un do i bej një mbyllje përfundimtare këtij muhabeti, gjë që deri tani se kam bërë.