
Kur ishte banore në Big Brother 2, Mimoza Krasniqi njihej për pasionin e saj për bukurinë dhe estetikën. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ajo iu përkushtua profesionit të parukierisë së bashku me motrat e saj, duke hapur një sallon bukurie.
Ajo nuk u shfaq më në ekran, por së fundmi është bërë pjesë e videoklipit të Ardian Bujupit dhe Dj Dalool, ‘Na jena njo’. Mimoza është në rolin e modeles së bashku me Andonia Dobin, ‘Sofinë’ e re të Zonë e Lirë.
Ajo nuk duket të ketë ndryshuar; me të njëjtët flokë të gjatë dhe trupin elegant siç e kemi parë në Big Brother: