Showbiz dhe TV

Arjan Çani sapo bëri diçka të pazakontë në 'YFSF'!

9 Maj 2016

Arjan Çani sapo bëri diçka të pazakontë në

Një ndërprerje e paplanifikuar ka ndodhur në puntatën e të hënës në “Your face Sounds Familiar”. Pak minuta pasi ka filluar transmetimi, anëtari i jurisë Arjan Çani ndërpreu papritur transmetimin.

Pasi u ngrit në këmbë, Çani u kërkoi dhe të pranishmëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Ai ka kërkuar nga të gjithë te mbajnë një minutë heshtje për mikun e tij, por pa e thënë fillimisht për kë bëhet fjalë. Më pas prezantuesi i njohur deklaroi: "Këtë gjë po e bëj për mikun tim. Jam i sigurt që shumë pak njerëz e mbështesin atë në këto momente. Sot Koço Kokëdhimës i'u hoq mandati. E kam patur shumë mik prandaj po e bëj këtë gjë. Megjithëse jam i sigurt që në vitin 2017 do jetë sërish një deputet, unë sot doja të shprehja solidaritetin tim!”

Sigurisht që një gjë e tillë nuk pritej dhe kërkesa e Çanit ka shkaktuar mjaft të qeshura midis të pranishmëve.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.