Showbiz dhe TV

Bruno ende i prekur ndaj Nora Istrefit: Suksesi me këngën time…

2 Maj 2016

Bruno ende i prekur ndaj Nora Istrefit: Suksesi me këngën time…

Derisa ‘Sa t’kom dasht’ u publikua në një videoklip nga Nora Istrefi, ka pasur një luftë të heshtur se cili do të ishte i pari, Bruno apo Nora, që do të publikonte këngën e krijuar nga Flori Mumajesi. 4 javë përpara se të dilte videoja e Nora Istrefit, Bruno kishte publikuar një fragment nga videoklipi i këngës së tij me të njëjtën melodi, me titull ‘A bon me dit’. Lidhur me këtë, Bruno ka folur shumë pak, dhe duket ende i prekur nga kjo temë, duke thënë se nuk dëshiron të flasë:

‘Përsa i përket kësaj teme, nuk është se dua të flas shumë’, ka thënë ai për Express Rozë, ‘… por gjithsesi, edhe pse jo nga unë, por nga Nora, u bë sukses’. Ai nuk ka thënë asgjë më shumë, por duket se është arritur një marrëveshje edhe me krijuesin e këngës, Flori Mumajesin, emrin e të cilit Nora nuk e kishte shkruar më parë në videoklipin e këngës së saj. Ajo e shtoi emrin e krijuesit të melodisë disa javë pasi ishte publikuar kënga.

Shikojeni reagimin e tij në minutën 10:10: