
Dikur kanë qënë ndër emisionet më të ndjekura, ndërsa sot ato nuk shfaqen më nv ekranet tona. Këto emisione janë prezantuar nga moderatorët më të njohur shqiptarë, të cilët më pas nuk kanë risjellë më projekte të tjera. Disa prej tyre kanë lajmëruar për një rikthim të mundshëm, por nuk dihet se kur mund të ndodhë kjo gjë. Ndërkohë, disa të tjerë thjesht kanë ndërprerë trasmetimin pa dhënë asnjë detaj për të ardhmen. Me mbylljen e këtyre programeve, u larguan nga ekrani edhe një pjesë prej emrave më të njohur të televizionit. Ja cilat janë emisionet që janë zhdukur nga ekrani shqiptar:
"A Show"
Emisioni i moderatorit të njohur, Adi Krasta, për një periudhe 2-vjeçare u trasmetua nga ekrani i Agon Channel dhe ishte një nga emisionet më të rëndësishme të këtij kanali televiziv. Pas mbylljes së televizionit, nuk është dhënë më asnjë informacion nëse do e rishohim sërisht Adi Krastën në një emision të ngjashëm. Moderatori, pas mbylljes së Agon Channel nuk u rishfaq në asnjë televizion tjetër dhe deri tani nuk ka folur për ndonjë projekt të afërt.
"Takimi i pasdites"
Rudina Magjistari ështënjë figurë tepër e dashur për ekranin shqiptar. Prezantuesja e “Takimit të Pasdites” në Tv Klan, u shkëput nga televizioni për të shijuar periudhën e shtatzanisë. Ajo kishte lajmëruar që do të rikthehej pasi të lindte vajzën e saj. Pritej që ajo të rikthehej me “Takimin e Pasdites” gjatë muajit janar, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe Rudina nuk ka dhënë një datë të saktë se kur mund të ndodhë kjo gjë. Emisioni i saj nuk do të jetë i pranishëm as këtë sezon në ekranin e Tv Klan.
"Kontrata"
Ish- drejtoresha e informacionit në Agon Channel, dhe një ndër figurat kryesore të këtij televizioni, nuk është shfaqur në ekran për një periudhë të gjatë. Sonila Meço, moderatorja e emisionit “ Kontrata”, ka trajtuar në emisionin e saj histori të veçanta përgjatë dy sezoneve të këtij programi. Pas mbylljes së Agon Channel, Sonila nuk ka sjellë programe të reja në televizione të tjera. Puntatat e emisionit “Kontrata” janë ritrasmetuar për një periudhë në Maqedoni, në Tv Art.
"Këngët e Shekullit"
Një nga spektaklet më të suksesshme muzikore, në të cilin kanë performuar këngëtarët më të njohur shqiptarë ka mbajtur mbërthyer të gjithë pas Tv Klan. Larmishmëria muzikore e tij ka tërhequr gjithmonë e më tepër audiencë. Edicioni i parë këtij spektakli u realizuar në vitin 2004 dhe pas suksesit të tij, vazhdoi puna për edicionet e radhës. Ky spektakël ka pasur 4 edicione, të gjitha nën drejtimin e të njejtit stafi artistik,Pandi Laços, Bledi Laços dhe Adrian Hilës. Në të janë performuar këngët më të bukura shqiptare, por edhe hitet më të njohura botërore. “Këngët e Shekullit 4” ka pasur 11 mbrëmje, ku secila mbrëmje i dedikohej një culture të caktuar. Ky ka qënë edicioni i fundit i këtij spektakli dhe nuk është përfolur më për t’u risjellë në ekran. Ndërkohë, vëllezërit Laço, kanë vazhduar të punojnë në produksione të tjera siç është “Gjeniu i vogël”.
"Big Brother Albania"
Big Brother, reality show më i përfolur në Shqipëri, është shkëputur nga ekrani për një periudhë 1-vjeçare. Fillimisht moderatorja e këtij programi, Arbana Osmani u tërhoq prej tij për shkak të shtatzanisë dhe u zëvendësua për një sezon nga kolegu i saj, Ledion Liço. Edhe pse Arbana ka lajmëruar se do të jetë sërisht ajo moderatorja e këtij programi, këtë vit “Big Brother” nuk do të shfaqet në ekranin e Top Channel. Ky program do të rikthehet me sezonin e tij të 9-të vitin tjetër, ndërkohë puna për realizimin e tij ka filluar.
"Njerëz të humbur"
Emisioni i drejtuar nga Aida Shtino, i trasmetuar në Tv Klan që prej vitit 2009 dhe deri në vitin 2011 ka patur në qëndër të tij fatet e njerëzve të humbur prej kohësh dhe ribashkimin e tyre me familjarët. Pas vitit 2011, moderatorja e vazhdoi emisionin në TVSH. Ky emision ka arritur të rilidhë familjarë të cilët nuk takoheshin prej vitesh apo nuk kishin më asnjë lajm nga njëri-tjetri. Pas ndërprerjes perfundimtare të emisionit edhe nga TVSH, moderatorja tregoi se “Njerëz të Humbur” do të rikthehej në një ekran tjetër, por kjo gjë nuk u realizua. Më pas, ajo do të fillonte një program të ri tek Ora Neës, por ai zgjati vetëm një puntatë pasi kontrata midis dy palëve u ndërpre.
Shfletoni galerinë
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.