Kritikët e industrisë fast food prej disa vitesh tashmë na kanë paralajmëruar për dëmet që këto ushqime shkaktojnë në organizëm, por të dhënat e publikuara nga një studim i ri, ngrejnë shqetësime të reja në sipërfaqe. Sipas studimit, ushqimet e shpejta na ekspozojnë ndaj phthalate-eve, disa kimikate që gjenden gjerësisht në industrinë e plastikës.
Në studimin ku janë vëzhguar 8'877 persona, rezultoi se brenda 24 orëve, personat që kishin konsumuar ushqime të shpejta kishin një nivel 40% më të lartë të phthalate-eve sesa ata që nuk i kishin konsumuar këto ushqime.
Këto kimikate, jo vetëm konsiderohen kancerogjene por kanë efekte negative afatgjata në organizëm duke shkaktuar infertilitet. Kjo është arsyeja përse këto kimikate janë ndaluar nga lodrat e fëmijëve në vitin 2008.
Burimi: Washington Post/ Përshtati: Kristi Tashi