Showbiz dhe TV

Çaste lumturie për familjen e Noizy-t: Më në fund dajë!

9 Prill 2016

Çaste lumturie për familjen e Noizy-t: Më në fund

Rigels Rajku, i njohur gjerësisht me nofkën Noizy, është bërë dajë. Motra e tij, Anisa, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Këtë e ka bërë të ditur reperi përmes një fotoje ku shfaq një buzëqeshje lumturie: Më në fund, dajë!, shkruan ai. Në dorë mban një tufë me trëndafila rozë për nënën e re.

Noizy dhe Anisa janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, e këtë ai e tregon herë pas here, ndonëse e motra qëndron jashtë vëmendjes publike. Kur Anisa u martua në gusht të 2014-ës, ai i kushtoi këtë dedikim, për t'i shprehur emocionin dhe dashurinë prej vëllai:

'Ti ke qënë gjithçka për mua, ti je gjithçka për mua dhe gjithmonë do jesh. Ti zë një hapsirë të madhe në zemrën time. Teksa të shoh të veshur me fustanin e nusërisë, emocionohem dhe mezi arrij të shkruaj nga lotët. Lutem dhe falenderoj zotin që e bën jetën tënde të bukur ashtu si je dhe ti. Urimet më të mira për ty dhe burrin tënd. Ti gjithmonë do jesh ëngjëlli im i vogël.'

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.