
















Kate Upton
Kendall Jenner
Pixie Lott
Selena Gomez
Kendall dhe Kylie Jenner
Amber Rose
Kim Kardashian
Kanye West dhe Kim Kardashian
Paris Hilton
Justin Bieber
Miranda Kerr
Gigi Hadid
Serena Williams
Kim Kardashian
Rihanna
Nicki Minaj
Beyonce
Të gjithë i njohim filtrat e Instagram-it dhe ndryshimin që i bëjnë ato fotove tona. Por, nëse shikoni fotot e VIP-ave të ndryshëm, atëherë aty ka më tepër sesa thjesht disa filtra. Në morinë e fotove që ata kanë, nganjëherë disa duken thjesht qesharake dhe të panevojshme për t’u publikuar në Instagram. Komediania australiane, Celeste Barber ka filluar të rikrijojë disa foto të tyre.
Midis fotove me logon #celestechallengeaccepted , ajo ka rikrijuar foto të emrave të njohur si Kim Kardashian, Kate Moss, Paris Hilton. “Njerëzit janë të fiksuar pas personave VIP dhe mesa duket Vip-at janë të fiksuar të tregojnë përditshmërinë e tyre dhe të tregojnë se ato gjëra mund t’i bëjnë edhe njerëzit e thjeshtë. Kështu që unë e mora si një sfidë, meqë kjo është ajo çka të gjithë bëjnë dhe të gjithë mund të shkrepin një foto si VIP-at, po e provoj dhe unë,” është shprehur Celeste.
Burimi: The Independent/ Përshtati; Mikaela Brokeri