
Në vazhdën e shkarkimeve të befta në qeveri, Anabel.al ka mësuar se gjatë mbrëmjes së të mërkurës në darkë, është vendosur shkarkimi i ministres aktuale të Inivacionit dhe Administrimit Publik, zonjës Milena Harito.
Sipas burimeve shumë të sigurta të Anabel.al, mendohet se kandidati kryesor për ta zëvendësuar Hariton në këtë post, është moderatori dhe një prej zërave më ndikues në rrjetet sociale, Olti Curri.
Curri vjen si një propozim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Olti Curri ka vite që është kthyer në një prej protagonistëve në rrjetin social Facebook me faqen e tij që numëron mbi 180 mijë fansa.
Ai gjithashtu u bë i njohur edhe si opinionisti i “Big Brother Fan Club” dhe moderator në emisone radiofonike në “Top Albania Radio”.
Pavarësisht suksesit të tij, është e papritur zgjedhja e Currit në këtë post për faktin që deri tani moderatori nga Durrësi është përpjekur të jetë i ekuilibruar në pikëpamjet e tij politike, ndonëse vitin e fundit është parë një devijim i tij nga argetimi drejt çështjeve sociale, duke nisur nga teksti që shkroi për këngën e Alberie Hadërgjonajt drejtuar nj lypsari deri tek postimet e gjendjes se mjeruar të spitaleve në vend.
I pyetur nga Anabel.al, Olti Curri as nuk e ka mohuar dhe as nuk e pohuar lajmin mbi emërimin e tij të mundshëm si minister. Ai ka thënë thjesht: “Do jap një reagim zyrtar sapo të mbaroj këtë omleten."
Gjithësesi, deri në pritje të njoftimit zyrtar, Anabel.al ju uron gëzuar 1 prillin! :)
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.