Çfarë po ndodh rreth nesh

Motra e Taulant Ballës: 'Më vjen turp për këta njerëz që kam votuar!'

30 Mars 2016

Motra e Taulant Ballës: 'Më vjen turp për këta

Prej kohësh vazhdon protesta kundër ndërtimeve tek Parku i Liqenit e organizuar  nga Shoqëria civile, por së fundmi asaj i janë bashkuar dhe simpatizantët e Partisë  Demokratike si dhe përfaqësuese të lartë të saj.

Dhe në njërën prej përplasjeve të shumta midis policisë bashkiake dhe protestuesve, përplasje që ndodhi ditën e të dielës, njëri nga të arrestuarit ishte dhe Grigels Muçollari. Dhe pas reagimit që ka bërë motra e këtij të fundit në facebook, ai që bie në sy është komenti i motrës së deputetit socialist z.Taulant Balla. “E di që mendon që unë jam njeriu i fundit që më lejohet të komentoj, por nuk rri dot pa thënë që Gelsi është një djalë i shkëlqyer e për t’u marrë shebull dhe nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Sinqerisht më vjen turp për këta njerëz që kam votuar. Shpresoj me gjithë mend të zgjidhet sa më shpejt kjo mesele Erinda” ka shkruar Alba Balla Soukis, që në rrjetet sociale njihet me emrin Paris Alba.