Çfarë po ndodh rreth nesh

Papa Françesku sfidon dhe fiton ndaj David Beckham!

20 Mars 2016

Papa Françesku sfidon dhe fiton ndaj David Beckham!

S’janë bërë as 12 orë që nga hapja e profilit të tij në Instagram, dhe Papa Françesku tashmë ka 1 milionë ndjekës!

Ky është një rekord i ri, i cili më parë mbahej nga David Beckham. Ky i fundit arriti të “mblidhte” 1 milionë ndjekës brenda 24 orëve. Fotografia e parë që Papa postoi ishte njëra ku ai shfaqej në gjunjë duke u lutur dhe nën të kishte shkruajtur “Lutu për mua!” në 9 gjuhë të ndryshme.(foto 2) Emri i Papës në Instagram është “Franciskus” dhe llogaria do të administrohet nga asistentët e tij në Vatikan, veçmas nga llogaria e kësaj të fundit. Lajmi se përfaqësuesi më i lartë i fesë së krishterë do t’i bashkohej Instagramit, erdhi të martën pasi ai u takua me krijuesin e rrjetit social, Kevin Systrom.

Burimi: CNN / Përshtati: Ergisa Bejkollari