Sex

13 gjëra që janë të vërteta në filmat porno

12 Shkurt 2014

13 gjëra që janë të vërteta në filmat porno

Të gjithë arrijnë orgazmën… gjithmonë
Ti nuk arrin gjithnjë orgazmën dhe kjo është totalisht normale. Mund të bësh seks fantastik edhe pa orgazëm. Por nëse dëshiron t’i rrisësh shanset mund të provosh pozicione të ndryshme për të qenë më e sigurt.

Pa gjysmë ore asnjë nuk lëviz nga krevati
Po “për një të shpejtë” nuk kanë dëgjuar këta nëpër filma? Ç’ne, se në jetën e përditshme na ndodh shpesh. Herë të tjera mund të vazhdojmë dhe për orë të tëra. Për sa kohë që dëshirat tona plotësohen dhe kënaqemi, kush ka nevojë për një kronometër?

Janë të depiluar në mënyrë perfekte sa herë zbërthejnë pantallonat, heqin të brendshmet

Përveçse po të kesh një specialist depilimi me vete gjithë kohës, nuk je kaq e lëmuar gjatë gjithë kohës. Përveç kësaj, jemi të sigurt se disa qime pubike më shumë nuk ju pengojnë të bëni qejf.

Lëkura e partnerit është gjithnjë e lëmuar dhe e butë si ajo e Channing Tatum

Depilimi i trupit të meshkujve ndoshta është e nevojshme në filmat porno, por nuk është gjithnjë normale në jetën reale.

Misionari është jashtë mode. Kamxhikët dhe zinxhirët janë në modë

Të gjithëve na pëlqejnë eksperimentet në krevat, por kjo s’do të thotë se duhet të provosh diçka të re çdo natë. Pornografia ka tendencën të fshehë atë pjesën e ëmbël të seksit dhe thekson vetëm atë çmendurinë dhe egërsinë gjatë gjithë kohës. Fjala kyçe: bëni atë që ju bën të ndiheni mirë.

Kush ka nevojë për prezervativë kur “bicepsi” është aq i madh?

Djali mund edhe të duket si Ryan Gosling dhe të ketë një listë me arsye se pse mbrojtja nuk është e nevojshme, por nuk duhet të bëni kurrë seks me një të panjohur ose të njohur pa prezervativ. Përveç kësaj, nuk janë aq keq, ju sigurojmë.

Reagimet në krevat meritojnë çmimin “Oscar”

Kur diçka të pëlqen dhe ndihesh mirë, patjetër që ia bën të ditur dhe partnerit. Por kjo s’do të thotë të bërtasësh aq shumë sa të dëgjojnë dhe komshinjtë. Gratë kanë tendencën të shohin gjëra në porno që duhet t’i imitojnë edhe me mimika, “si entuziazmi i ekzagjeruar në vend të reagimit të natyrshëm.” Mos e teproni, sepse partneri e kupton.

Të gjithë burrat janë të pajisur mirë

Kjo është një nga arsyet se pse djemtë janë të shqetësuar për përmasat e penisit. Dhe, edhe pse sipas një studimi të fundit është arritur në përfundim se disa gra e kanë më të kollajtë të arrijnë orgazmën me një partner që ka përmasa më të mëdha, kjo nuk është e domosdoshme për seks fantastik. Në fakt, ekspertët thonë se lidhja juaj me partnerin është një faktor shumë më i rëndësishëm.

Nuk ka kurrë seks gjatë menstruacioneve.

Në botën e pornos seksi gjatë ciklit menstrual nuk është fare në axhendë. Por, sipas një studimi të fundit nga MensHealth.com, në një sondazh, më shumë se tre e katërta e meshkujve thanë se do ta bënin. Nëse ti e pranon, atëherë pse jo?

Të bësh seks në mes të ditës, në zyrë është diçka totalisht normale

Në çfarë ndërtesash të izoluara për zhurmën, punojnë këta njerëz? Seks në restorant, park, palestër etj. Mund të jetë ndonjë rast i veçantë prej jush që edhe e ka provuar por është qesharake se sa e zakonshme bëhet kjo gjë nëpër filma. Seksi jashtë dhomës nuk është gjithnjë kaq eksitues duke qenë se në jetën e përditshme mund edhe të arrestohesh për këtë gjë.

Djemtë e pa bërë synet janë një gjë e të kaluarës

Ndoshta nuk e shikoni në ekran, por ka shumë djem që nuk bëhen synet dhe kjo sigurisht që është një zgjedhje personale dhe shumë normale.

Çdo djalë dëshiron një treshe/të luajë me role/të jetë dominues etj.

Njësoj si dhe ju që nuk jeni pro çdo gjëje që shikoni online, edhe partneri juaj nuk është.

Çfarë koincidence – të dy doni seks gjatë gjithë kohës!

Ka një numër arsyesh se pse nuk jeni në humorin e duhur. Shumë meshkuj kanë probleme me ereksionin dhe madje edhe djem nën moshën 40-vjeçare. Kështu që mos u shqetëso nëse dikush nga ju nuk është gati 24 orë në 7 ditë. Kjo është normale.

Burimi: Men's Health