Showbiz

Sara Kapo: 'Femrat shqiptare kanë shumë komplekse'

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ishte e ftuar Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea e cila ka bërë një rrëfim për disa nga veprimet për të cilat është përfolur aq shumë vitet e fundit.

Sara ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për faktin që rruajti flokët (lexo ketu). Ajo shpjegoi se e kishte marrë këtë vendim për një çështje kaq delikate siç është kanceri tek fëmijët dhe jo për t’u dukur. “Kur ke diçka që ta rrit trupi pse mos e bësh?” tha Sara duke shpjeguar se ajo do e takojë vajzën që do të përdorë flokët e saj për paruke. Kur u pyet për reagimin e nënës së saj, Sara tregoi se Ema ishte kënaqur shumë me gjestin që kishte bërë. Sara tregoi se ishte në marrëdhënie pune për momentin dhe se njerëzit e mbështesin dhe e mirëpresin pamjen e saj të re kur marrin vesh arsyen.

E pyetur për jetën që bënte, 22-vjeçarja foli plot me rezerva për jetën në Tiranë dhe vajzat. “Në Tiranë nuk ndihem mire, nuk ke alternativa për t’u zhvilluar”. Ajo tregoi se e frekuenton jetën e natës, por se bëhet fjalë gjithmonë për të njëjtat vende. “Në klube vajzat nuk dalin për të kërcyer dhe për tu argëtuar, por për të marketuar veshjet dhe veten. Askush nuk jeton për veten në këtë qytet,” tha Sara duke shtuar se është shumë e rëndësishme që vajzat të heqin komplekset. Ajo tregoi se ishte vitin e kaluar në një nga festat që bëhen në Tiranë me striptistë të cilat përfliten shumë dhe tha se vajzat ishin shumë të ndrojtura dhe me komplekse. Sipas saj, megjithëse mund të jenë inteligjente, vajzat shqiptare nuk realizojnë veten e tyre, por bëjnë gjithçka për t’i pëlqyer një mashkulli.

E pyetur nga moderatorja Mira Kazhani nëse Sara po përpiqej të ishte në qendër të vëmendjes kohës e fundit fillimisht me fotot e zhveshura që publikoi në shoqrin e nj vajze tjeter dhe pastaj me prerjen e flokëve, Sara u përgjigj që jo. “Unë dua të jem këngëtare, jo celebrity. Fotot i kam bërë për qejf. Ishin për Vogue Italia, duheshin foto sa më interesante. Ato nuk u bënë rastësisht.” Sara shtoi se fotot shumë tê komentuara në media, nuk kishin lidhje me të qenurit lesbike.

Megjithëse një nxënëse e shkëlqyer, Sara ka vendosur ta lerë universitetin. “Nuk pranoj të shkojë në shkollë dhe të dalë më injorante seç hyra. Në universitet të fusin brenda disa standarteve dhe nuk të lënë të dalësh,” tha Sara. 

E pyetur për ditën e 8 marsit Sara tha se femrat nuk duhet më ta shajnë dhe ofendojnë njëra-tjetrën.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb