
Ndonëse stili i jetesës është përcaktues për çdo sëmundje, mënyra sesi ne ushqehemi është vendimtare në sëmundjet që lidhen me aparatin tretës. Stomaku dhe zorra e trashë janë dy pjesët e këtij sistemi që preken drejtpërsëdrejti dhe dëmet e të cilit shpeshherë mund parandalohen nëse marrim informacionin e duhur ose me një vizitë të thjeshtë tek mjeku gastroenterolog.
Kthimi i ushqimit apo siç quhet ndryshe refluksi, është një nga problemet më të mëdhaja që prek stomakun dhe që shfaqet sidomos tek moshat e reja. Në një rast të tillë, simptomat që do ndjeni janë: djegje tek pjesa e sipërme e barkut, tek dërrasa e kraharorit ose midis shpatullave, irritim të fytit, shije e hidhur e gojës dhe kollë e thatë që përsëritet herë pas here pa shkak. Përpos refluksit, do keni dëgjuar shpesh të afërmit tuaj që ankohen për dhimbje të forta të stomakut. Në më të shumtën e rasteve është pikërisht ulçera shkaktari pas kësaj dhimbjeje. Ajo shkaktohet nga një bakter i cili merret nëpërmjet ujit, rrjedhimisht duhet të bëni kujdes gjatë larjes së dhëmbëve, kur shpëlani frutat ose perimet dhe sidomos gjatë përdorimit të tualeteve të bareve apo restoranteve. Si pjesë e Ballkanit, ku ky bakter gjendet në 70% të rasteve, Shqipëria është mjaft e ekspozuar.
Gent Kadiu, mjek gastroenterolog dhe endoskopist pranë spitalit Salus (foto 2), sugjeron që nëse keni këto lloje shqetësimesh duhet ti drejtoheni mjekut specialist per kwshillat dhe ekzaminimet e rastit një prej tw cilave është edhe gastroskopia. Kjo teknikë konsiston në përdorimin e një sonde për të parë në brendësi të stomakut dhe zgjat vetëm 3-4 minuta. Për të minimizuar shanset e ulçerës duhet të shmangni patjetër alkoolin, duhanin, pijet e gazuara, perimet si: domatja, qepët, hurdhrat dhe çokollatën e zezë apo menten. Përsa i përket femrave, të cilat preken më së shumti nga dukuria e dietave, sugjerohet që të eliminohen dietat me përmbajte të lartë aciditeti pasi janë shakktarë kryesorë të ulçerës.
Por ajo që është vërtet shqetësuese kur vjen puna tek stomaku është tumori i gastritit. Janë të rrezikuara sidomos moshat mbi 40 vjeç dhe është tumori më agresiv. Shenjat që duhet të keni parasysh janë: anemia, mospranimi i mishit apo tymit të duhanit, rënie e shpejtë në peshë dhe dhimbje të barkut.
E nëse flasim për aparatin tretës s’mund të lëmë pa përmendur zorrën e trashë dhe nje prej crregullimet më të shpeshta që prekin atë : sindroma zorrës së irrituar prezente në cfarëdo moshe kryesisht më e shpeshtë tek femrat. Kapsllëku, diarreja, fryrja e barkut, kërcitjet apo ajo zhurma tipike “grr, grr” e barkut janë treguesit kryesorë të ketij crregullimi. Zakonisht rrezikoheni në momentin kur ndërroni ambjent, jeni të stresuar ose gjatë ndryshimit të motit. Stili i shpejtë i jetesës dhe fas food-et bëjnë të tyren. Prandaj konsumoni sa më shumë ujë dhe sa më pak ushqime të skuqura!
Ndonëse në pjesën më të madhe të vendeve europiane, të gjithë personat mbi 50 vjeç u këshillohet të bëjnë kontrollin e zorrë së trashë, në vendin tonë mungesa e informacionit bën që shpeshherë kjo gjë të anashkalohet. Dhe kjo është dhe mosha më kritike e cila ka shanset më të mëdhaja për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Nëse vini re rënie në peshë, hemoragji në jashtëqitje apo dhimbje barku, sipas doktor Kadiut, duhet të bëni patjetër kolonoskopinë.
Të dyja këto procedura të sipërpërmendura, që nuk kushtojnë dhe që mund t’ju shpëtojnë jetën, mund të kryhen pranë spitalit Salus. Stafi i spitalit i përbërë nga 80% mjekë italianë, multispecialistë, sugjeron kryerjen e vizitave dhe marrjen e informacionit të duhur. Ashtu siç ne të gjithë e dimë: parandalimi është gjithmonë më mirë se kurimi.
Shënim: Gent Kadiu është një mjek gastroenterolog dhe endoskopist pranë spitalit Salus. Ai vjen nga një studim dhe eksperiencë e gjatë pune në spitalin qendror të Firences dhe prej 3 vitesh mbulon departamentin e gastroenterologjisë.