
Nuk është ndonjë çudi e madhe të të ngjajnë fëmijët, por fakti që ne sërish habitemi “Ua sa të ngjan!” do të thotë, që jo gjithmonë fëmija dhe prindi qëllon të kenë pamje pothuajse identike.
Një foto e fundit e Gwyneth Paltrow me të bijën Apple habiti internetin, sepse vajza dukej copy-paste e mamasë së saj, fituese të çmimit “Oscar”. Kjo na nxiti të gërmonim më shumë në ngjashmëritë e mëdha midis fëmijëve të famshëm dhe prindërve të tyre, ose anasjelltas, midis prindërve të famshëm dhe fëmijëve.