Celebrity

Johnny Depp për Leo DiCaprio: “E torturoja”

6 Shkurt 2016

Johnny Depp për Leo DiCaprio: “E torturoja”

Duket se aktori i njohur Johnny Depp ka reflektuar për kohën kur ka punuar me Leonardo DiCaprion në 1993 në filmin “What's Eating Gilbert Grape”. Ai ka luajtur në këtë film rolin e një njeriu që i duhet të kujdeset për vëllain e tij me autizëm, Arnie i cili luhet nga DiCaprio vetëm 19 vjeç.

“Unë e respektoj shumë Leon," tha Depp. "Ai ka punuar shumë për atë film dhe ishte treguar i gatshëm për të punuar dhe unë e kam torturuar atë. Realisht e kam bërë. “Unë nuk do të jap cigare ndërkohë që ti fshihesh nga nëna jote Leo””.

Duke folur për Variety pasi fitoi Maltin Modern Master Award ai diskutoi për rolin e tij si Captain Jack Sparrow në “Pirates of the Caribbean”.

Roli i Sparrow është nominuar për Oscar në vitin 2004, por aktori këtë vit ka luajtur rolin e gangsterit Whitey Bulger në dramën “Black Mass”. Nga ana tjetër dhe DiCaprio është nominuar për performancën e tij në filmin “The Revenant”.

Burimi: Independent; Përshtati: Klarida Bregaj