Showbiz dhe TV

Ledion Liço: 'Nuk kam para, jam i zakonshëm'

23 Janar 2016

Ledion Liço: 'Nuk kam para, jam i zakonshëm'

I ftuar në emisionin “inLife” në IN Television, moderatori i “Voice of Albania” Ledion Lico ka folur për fëmijërinë dhe për të dashurën e tij Sarën.

I pyetur nga prezantuesi i emisionit se si ka ndikuar e dashura e tij Sara në aspektin profesional, Ledioni tha se ajo ka ndikimin e saj si mike duke e sjell me këmbë në tokë herë pas here. Ai tregoi: “Ajo më acaron ndonjëherë sepse merret më shumë me atë çfarë unë nuk kam bërë, sesa me atë që kam bërë”.

Kur u pyet nga drejtuesi i emisionit se pse vendosi që këtë lidhje ta bëjë publike ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur në lidhjet e mëparshme, Ledioni u shpreh se ishte shumë i lumtur dhe se donte që këtë lumturi ta ndante me të gjithë. “Doja t’i thoja botës që jam i lumtur. Kur janë të lumtur njerëzit nuk duhet ta mbajnë për vete”.

Ai tregoi se në fëmijëri, ata kanë qenë një familje e varfër dhe nuk kishte arusha për të përqafuar dhe përqafonin jastekët, një zakon që e ka edhe sot. Ledioni tha se që i vogël ai ka dashur të bëhej një njeri i madh dhe se shkruante dhe dilte të prezantonte para pasqyrës. Megjithatë ai u tregua modest për arritjet e tij.

“Unë nuk mendoj se jam VIP, në Shqipëri VIP-a janë ata që kanë shumë para. Unë nuk kam shumë para, jam një njeri i zakonshëm,” tha Ledioni.