
Një ekspozitë, që shfaq foto të rralla të Marilyn Monroe, është hapur në Londër. Fotografitë janë bërë nga dy fotografë, Milton Greene dhe Douglas Kirkland, të cilët kanë aritur të shfaqin një anë tjetër të aktores. Greene filloi t’i bëntë foto asaj kur ajo ishte vetëm 14 vjeç dhe puna e tij më e famshme është “Gentleman Prefer Blondes” (“Zotërinjtë preferojnë bjondet”). Sipas djalit të fotografit, Greene donte që ajo të mos identifikohej si një bjonde naive, për këtë arsye i bëri foto asaj në karaktere të ndryshme.
Përsa i përket fotografit tjetër, Douglas Kirkland, marrëdhënia e tij me yllin amerikan ka qenë burim frymëzimi për realizimin e filmit “An evening with Marilyn Monroe” (“Një mbrëmje me Marilyn Monroe”). Në të përshkruhet nata që kaloi Kirkland me aktoren kur shkoi ta fotografonte me rastin e 25-vjetorit të saj. Ai tregon sesi i tha: “Më duhet një krevat, një disk nga Frank Sinatra, shampanjë Dom Perignon dhe një çarçaf i bardhë prej mëndafshi.” Më pas ajo shkoi u shtri në mënyrë sensuale në krevat me vetëm një çarçaf midis saj dhe kamerës.
Marilyn Monroe humbi jetën në gusht të vitit 1962, kur ishte vetëm 36 vjeç. Vdekja e saj ende diksutohet nëse ishte një vetëvrasje apo jo.
Burimi: Daily Mail / Përshtati: Ergisa Bejkollari