Showbiz dhe TV

I vetmi vend në Shqipëri ku mund t’i takosh të gjithë këta të famshëm!

19 Janar 2016

I vetmi vend në Shqipëri ku mund t’i takosh të gjithë

Vitet e fundit, syzet janë kthyer në aksesorin që më shumë spikat në look-un e VIP-ave shqiptarë. Fotot me syze të formave nga më të ndryshmet janë pasioni i ri i shumë të famshmëve. Po të shohim fotot e këngëtarëve, prezantuesve apo fashionista-ve, vëmë re se ata zgjedhin 1 vend, për të gjetur syzet e modeleve më IN. Ky vend quhet Optika 1, ndër optikat më të mira në Shqipëri, për faktin se aty mund të gjeni syze origjinale me çmimet e tyre reale.

Figura të njohura si Elvana Gjata, edhe pse udhëtojnë në të gjithë botën, i qëndrojnë besnikë koleksioneve, shpesh shumë të rralla të kësaj optike. (foto 1)

Getoar Selimi ‘falet’ gati çdo muaj në ‘kishën’ shqiptare të syzeve, që janë pjesë e pandarë e stilit të tij të dallueshëm.(foto 2) Markat si Cazal, Linda Farrow, apo Retro Super Future, janë ndër më të preferuarat e Gettit në Optika 1. Këto syze kanë bërë jehonë në Kosovë, e tani fansa të Optika 1 janë edhe Valdrin Sahiti, Agon Amiga, Sellma Kasumoviq apo Gold Agg. (Shfletoni galerinë)

Aksionerja e Top Channel, Lori Hoxha, e cila është momentalisht fashionista më e ndjekur (dhe më e përndjekur) shqiptare, ia beson veshjen e saj shopping-ut në dyqanet e Romës, Parisit apo Nju Jorkut, por një pjesë të mirë të syzeve të saj i zgjedh tek Optika 1, duke qenë të fjalës së fundit të modës dhe teknologjisë për mbrojtjen e syrit. (foto 3)

Marina Vjollca shkëlqeu gjatë udhëtimit të saj në Paris; në postimet e saj në Instagram, ajo duket seksi e njëherazi shik; si një pariziene e vërtetë, me syzet e markës Valentino dhe Anna Karin Karlsson. (foto 4)

Optika 1, ne 2 pika në Tiranë (në Rrugën e Kavajës dhe në Ring Center), sjell koleksionet më të fundit të syzeve optike apo syzeve të diellit, që nga ato të kompanive klasike, si RayBan, deri tek markat e Modës së Lartë, si Gucci, Prada, Valentino, Dior, Givenchy e shumë të tjera. Optika 1 vizitohet nga kaq shumë njerëz të njohur të ekranit, sa nuk është çudi që kur edhe ju ta vizitoni, të takoni aty Elvanën, Getti-n, Marinën, Sara Hoxhën, Lorin, por edhe të tjerë si Armina Mevlani, Jonida Vokshi, Estela Ujka, Ermal Mamaqi, Arbana Osmani, dhe lista vazhdon…