Çdo grua që ka motër do ta pranojë, që marrëdhënia që ka me të është e veçantë. Motra ime dhe unë kemi 23 muaj diferencë moshe, por kemi qënë gjithmonë shumë të ndryshme në karakter. Duke lënë mënjanë një periudhë të errët, gjatë adoleshencës, shkojmë shumë mirë, tani që jemi të dyja të rritura dhe që jetojmë 800 km larg njëra-tjetrës. Të rriturit me një motër, ka ndikuar në formimin tim si individ, dhe e di që nuk jam e vetme në këtë mendim.
Ja cilat janë 8 sjellje, që femrat me motra i kuptojnë veçanërisht mirë:
1. Si të falësh e të harrosh shumë shpejt.
Në një moment jeni duke i bërtitur njëra-tjetrës, pak më vonë e pyet nëse mund t’ia marrësh borxh atë fustanin që bleu javën e kaluar. Zënka të pakontrolluara mund të sheshohen brenda minutave, diçka që rrallë ndodh me njerëz të tjerë.
2. Si është të kesh një aleat të pabesueshëm.
Përdoruesja e Twitter, Nina Licastro thotë: “gratë që kanë motra, kanë një aleat të përjetshëm, edhe kur zihen.” Ekziston gjithashtu edhe rregulli i pashkruar se s’ka rëndësi sa ankohesh ti për motrën tëndë, askush tjetër nuk mund të flasë kundër saj, në praninë tënde.
3. Si ndihesh kur ke një kritike krejtësisht të sinqertë.
Shumë shpesh, motra është ai person që të thotë kur e ke gabim, kur je veshur keq, kur je e pasjellshme ose kur diçka,mbi të cilën po ankohesh, është faji yt. Peshka Calloway,komentuese në Facebook, shkruan: “Motrat e mia janë gjykatëset më të sinqerta. Miqtë nuk kanë të krahasuar, me atë që më japin motrat e mia.”
4. Është e rëndësishme të kesh gjërat e tua.. dhe hapsirën tëndë
Kjo është veçanërisht e vërtetë, për motrat që janë afër të njejtës moshë dhe që kanë të njejtën masë trupi. Është një gjë e mirë të ndash rrobat, aksesorët dhe tualetet, por ndjesia së gjithçka është e përbashkët, bëhet e lodhshme. Përdoruesja e Twitter Julia Hurley e përshkruan ndarjen e objekteve, si “të paparë dhe acaruese njëkohëssht”. Vendosja se cilët artikuj janë vetjakë, të vendosurit e kufijve dhe të gjeturit e kohës që kalohet vetëm, janë aftësi, të cilat janë shumë të zhvilluara, tek gratë që kanë motra.
5. Si të krijosh identitetin tënd.
Kjo është shumë e vërtetë në rastet kur motra juaj është e zhurmshme, që kërkon vëmendje dhe urdhëruese. Pas vdekjes së Nora Ephron në 2013, motra e saj Delia, u shpreh për NPR:
“Në kohën kur unë dhe Nora filluam të bashkëpunonim, unë kisha krijuar një identitet, por e dija me shumë siguri, që duhet të vazhdoja të shkruaja libra sepse e dija që mund të tërhiqesha nga të sajët, nuk ka qënë asnjëherë e lehtë… është si të kesh një motër, e cila e dinte se çfarë dontë të bënte, që nga momenti i parë dhe ishte një motër shumë mbytëse për t’u patur.”
6. Si të kërkosh dhe të japësh këshilla.
Të mësosh nga gabimet e vëllezërve e motrave dhe të përdorësh eksperiencat personale për t’i ndihmuar ata, është e dobishme, por lidhja midis motrave, se ç’ka një gjë të veçantë. Përdoruesja e Facebook, Amilyn Lina komenton: “Unë jam motra e vogël. Gjithmonë kam pasur dikë që i ka bërë gjërat para meje dhe ka qënë aty për të më këshilluar.”
7. Si të luash role të ndryshme në marrëdhëniet e tua.
Komentuesja e Facebook La'Theresa Kurtz e ka shprehur bukur: “ Evoluimi nga një kukull e vogël e gjallë, tek testuesja e flokëve, tualetit, rrobave, te aleatja, te e besuara, te shoqja e ngushtë është një zinxhir hapash, të cilin vetëm ato që rriten me motra të mëdha, mund ta kuptojnë.”
8. Konkurrenca nuk është vetëm për djemtë.
Kjo vlen edhe për vajzat që kanë ndjekur një shkollë vetëm për femra. Të rritesh me motra forcon idenë që çdo vajzë duhet ta dijë: asnjë aktivitet apo sport, nuk është “vetëm për djem”.
Burimi: Huffingtonpost