
“First Response”, krijuesit e testeve të shtatzënisë, kanë prodhuar së fundmi një aplikacion që ju mundëson të zbuloni nëse jeni shtatzënë nëpërmjet smartphone-it tuaj. Megjithatë, duhet sërish të urinojnë mbi një test.
Por tashmë, pajisja është e sinkronizuar me aplikacionin nëpërmjet teknologjisë bluetooth. Pasi të urinoni mbi testin, aplikacioni ju njofton në momentin që ka një mostër. Më pas, një kronomentër numëron 3 minuta deri sa rezultati të jetë gati.
Ndërkohë që prisni në ankth përgjigjen, mund të klikoni në butonat “Më qetëso”, “Më eduko” ose “Më argëto” ose për të mësuar më shumë mbi fertilitetin, ose për të parë video qetësuese qenushësh. Pastaj vjen momenti i së vërtetës. Pasi të fusni një kod sigurie, aplikaconi shfaq përgjigjen. Tashmë ky test është i disponueshëm vetëm për sistemin iOS dhe kushton nga 14.99 dollarë deri në 21.99 dollarë.
Burimi: Elle