Dieta

Arsyeja pse Giselle Bundchen s'shëndoshet kurrë!

6 Janar 2016

Arsyeja pse Giselle Bundchen s'shëndoshet kurrë!

Gisele Bundchen dhe Tom Brady mund të kenë dy prej trupave më të lakmuar në botë, por arritja e fizikut të tyre kërkon shmangjen nga ajo që çdo njeri normal do e quante si 'ushqim' të shijshëm, sheqerin.

Kuzhinieri personal i çiftit të famshëm, Allen Campbell, ka ndarë me publikun se çfarë do të thotë të gatuash për supermodelen, qendërmbrojtësin, dhe dy fëmijët e tyre, madje duke ofruar dhe vaktet e tyre të preferuara.

Allen ka punuar në disa restorante në Boston dhe Miami para se të fillonte punën e tij të parë si kuzhinier privat për familjen Brady.

Në atë kohë, çifti ishte duke kërkuar për një kuzhinier të ri për të zëvendësuar atë të mëparshmin, i cili kishte ngecur në një dietë me bazë bimore. Allen gatuan për ta në shtëpinë e tyre në Boston dhe madje udhëton me ta kur është e nevojshme.

Por, të paturit e një kuzhinieri profesional në dispozicion të tyre nuk do të thotë se Tom, Gisele, dhe fëmijët - Benjamin, 6, dhe Vivian, 3- janë duke ngrënë makarona speciale dhe krem karamel çdo natë. Në fakt, ata nuk i hanë kurrë këto gjëra!

Dieta e tyre është tepër e kufizuar, e përqëndruar më së shumti të perimet dhe kondrafiletot e mishit. 'Unë marr vendime të ndërgjegjshme për të blerë produkte organike dhe vendi, për të qëndruar larg produkteve të modifikuara me hormone dhe për të menduar për të ardhmen e planetit dhe njerëzve', thotë kuzhinieri. "Filozofia ime është se një dietë me bazë bimore ka fuqinë të kundërshtojë dhe të parandalojë sëmundjet."

Kjo do të thotë se 80 përqind e asaj që ata konsumojnë janë perime, të cilat Allen i blen freskëta.

Ai gjithashtu përdor drithërat - si quinoa, meli, dhe fasule - si dhe kondrafilet duke përfshirë biftek, rosë, mish pule dhe peshk, - sidomos salmoni i egër. "Nëse ju konsumoni vetëm sheqer dhe karbohidate- gjë që e bëjnë shumë njerëz- trupi juaj fiton shumë aciditet dhe kjo shkakton sëmundje', shpjegoi ai.

Kjo do të thotë se ka shumë ushqime dhe produkte që Gisele dhe Tom nuk i bëjnë pjesë të tryezës së tyre, duke përfshirë gjithçka të bërë me sheqer të bardhë apo miell të bardhë. Allen gjithashtu gatuan vetëm me vaj kokosit dhe përdor kripën rozë Himalayan në vend të kripës së jodizuar.

Çuditërisht, dieta e Tom është edhe më e kufizuar se e Gisele.

Edhe fëmijët e çiftit ushqehen me të njëjtin plan ushqimor si prindërit dhe qëndrojnë larg makaronave, djathit, kotoletave të pulës apo patateve të skuqura. Fëmijët veçanërisht pëlqejnë të hanë sushi me oriz kafë, avokado, karrota dhe kastravec.

Burimi: DaiyMail; Përshtati: Jolinda Levonja