Udhetim

Vajza që udhëtoi botën pa paguar asgjë

31 Dhjetor 2015

Vajza që udhëtoi botën pa paguar asgjë

Monica Lynn ka zbuluar se ka udhëtuar botën pa paguar asgjë duke u takuar me miqtë që i ka njohur në internet. 25-vjeçarja nga Alabama ka udhëtuar në Itali, Barbados dhe në Filipine etj. Përpara janarit të vitit 2015, Monica nuk ishte larguar kurrë nga Shtetet e Bashkuara, por në një vit ajo ka qenë në 9 vende të ndryshme duke bërë gjithçka që nga ushëtimet me gamile në Dubai e deri tek blerjet në Hong Kong. E veçanta është që të gjitha këto ja paguan njerëz që ajo kishte njohur vetëm nëpërmjet internetit.

Aventura e saj filloi në janar kur po lexonte një artikull në një faqe online për takime “MissTravel” ku beqarët mund të paguajnë për të pasur ndonjë partnere për pushimet e tyre. Ajo tha: “Kjo faqe interneti tërheq njerëz të suksesshmëm që nuk kanë kohë për takime më normale. Ata janë gjithë kohës në udhëtime dhe zgjidhnin një profil të dikujt që mund t’i shoqërojë.”

Ajo pranoi se fillimisht kishte dyshimet e saj nëse kjo ishte e ligjshme, por më pas filloi të fliste me djemtë që ishin aty derisa i erdhi kjo ide për udhëtimet.

Dikush i kërkoi asaj në muajin shkurt që ta shoqëronte në Barbados për një javë. Ky ishte udhëtimi i parë që bëri ndër shumë të tjera. Gjithsesi ajo bëri të qartë që marrëdhëniet seksuale nuk ishin të përfshira në këto udhëtime. Nëse kjo ka ndodhur ka qenë me dëshirën e të dyve dhe askush nuk kishte pritshmëri për të kryer marrëdhënie. Kështu ajo pranoi të paguhej për të kaluar pushimet me dikë, pranoi t’i paguajnë udhëtimet, të qëndrojë në hotele me 5 yje, të marrë dhurata të shtrenjta dhe madje deri te koktejlet në plazhe.

Më pas fati i saj ndryshoi: ajo gjeti një partner i cili kishte biznese shumë të mëdha dhe pas takimit të parë ata shkruan bashkë edhe në shtatë udhëtime të tjera së bashku. Ata i premtuan njëri-tjetrit që nuk do e përdornin më “MissTravel” dhe të ishin partner ekskluzivë.

“Duke marrë pjesë në këtë site jeta ime ka ndryshuar shumë. Unë kam qenë një femër spontane veçanërisht në takimet me meshkujt, por 12 muajt e fundit më kanë shndërruar nga një vajzë ë vogël që jeton në Alabama, në një vajzë të gjithë botës,” tha ajo.

Shfletoni galerinë për të parë fotot

Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregaj