
Nuk ka festë të dytë si ajo e Vitit të Ri! Dhe duke qenë se bëhet vetëm një herë në vit, ne femrat e dimë se çdo të thotë: Së pari, të bësh një prenotim në një lokal për të qenë në këtë rrëmujë të madhe që është Tirana në fundvit dhe së dyti, të zgjedhësh çfarë do të veshësh për mbrëmjen e madhe.
Si the? Ato që veshe edhe vitin e kaluar? Ahh sa e pafajshme... Po fotot në Instagram dhe Facebook i harrove? Jo, jo motër. Vit i ri, kismet i ri!
Dhe nëse jeni nga ato që zgjedhin fillimisht këpucët dhe më pas ndërtojnë të gjithë veshjen rreth tyre, atëherë nuk jeni vetëm. Por kur bëhet fjalë për një natë si ajo e ndërrimit të viteve, shumë prej jush duhet të kenë marrë disa mësime të mira ndër vite rreth faktit që këpucët komode janë shumë të rëndësishme. THELBËSORE më mirë të themi. Prandaj, shfletoni galerinë për të zbuluar sugjerimet tona jo vetëm festive, por edhe komode.