Showbiz dhe TV

Klajdi Haruni tregon përse i dha Florit 0 pikë

9 Dhjetor 2015

Klajdi Haruni tregon përse i dha Florit 0 pikë

Klajdi Haruni, Stresi dhe Bruno ishin ThreeDots-at që morën pjesë në Këngën Magjike, krahas kantautorit Flori Mumajesi. Por pas finales së festivalit, u përfol shumë në media për faktin se Bruno dhe Klajdi Haruni, të 2 miq dhe bashkëpunëtorë të Florit, nuk i dhanë atij asnjë pikë gjatë votimit. Klajdi Haruni ka qenë i pari që ka folur lidhur me këtë. Ai ka sqaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se (foto 2,3,4), arsyeja përse i ka dhënë Florit 0 pikë, kanë qenë thashethemet që e nxirrnin Florin fitues të parakohshëm pasi sipas tyre, do të kishte votat e miqve të tij konkurrentë. Haruni thotë se për të, Flori është si një vëlla dhe se kënga ‘Me fjalë të vogla’ ishte kënga më e mirë në konkurrim:

‘Kënga Magjike tashmë ka mbaruar. Çmimet u ndanë dhe pikët gjithashtu u dhanë. Një falenderim shumë i madh shkon për të gjithë ju që më mbështesni e më frymëzoni për të ecur përpara, studion Threedots për atë këngë që përcjell energji pozitive që është aq e bukur e plot ngjyra dhe produksionin e festivalit Kënga Magjike. Shumë është komentuar nëpër rrjete sociale, portale online apo media të ndryshme, pjesa e vlerësimit tim me 0 pikë ndaj atij që unë e kam si vëlla, Flori Mumajesi, e doja të bëja një sqarim për të gjithë ju. Me shpirt e zemër do t’i kisha dhënë pikët maksimale, jo vetëm për faktin e të qenit vëllai im por edhe sepse mendoj që ishte kënga më e bukur e festivalit, kënga që kishte aq shumë shpirt, kënga që të dhuronte aq shumë emocion, pra ‘Me fjalë të vogla’ ishte kënga fituese e këtij festivali, gjithmonë sipas mendimit tim, por jo vetëm. Pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënieje, për vetë faktin se të gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin vetëshpallur fituesin, vendosa të mos bëhem pjesë e kësaj loje të pisët, thashethemeve të tipit: fiton Flori sepse ka futur të gjithë njerëzit e tij apo, lobingjeve që nuk kam fjalë për t’i quajtur, vendosa të mos bëhesha pjesë e gjithë kësaj shfaqjeje teatrale, edhe pse u detyrova të mos isha vetvetja. Shpresoj të kem mirëkuptimin e të gjithëve, ju do, Klajdi.’

Klajdi ka treguar se me Florin janë njohur krejt rastësisht, në një karaoke, ku Mumajesi e ka dëgjuar të këndojë dhe që aty, ka nisur një bashkëpunim dhe një miqësi që vijon ende edhe sot.